Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e plagosjes së pak minutave më parë në lagjen nr.5 të Durrësit, në një lokal pranë ish-sheshit “Pranvera”.

Mësohet se dy të rinjtë, njëri prej të cilëve gjimnazist, janë konfliktuar njëri me tjetrin për një vajzë.

Deri tani nuk dihet identiteti i të rinjve të përfshirë në konflikt, ndërsa i plagosuri i cili ka marrë një goditje me thikë në shpatull ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.