Një 33-vjeçar nga fshati Buzaishte në Pogradec, është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë të rëndë fizike ndaj vëllait të tij, pas një sherri për pornat. 

Sipas policisë, Mentor Biba 33 vjeç në banesën e tij, pas një konflikti për motive pronësie, me vëllain e tij shtetasin L.B, 46 vjeç, e ka goditur këtë të fundit me sende të forta në kokë.

Shtetasi L.B, pas ndihmës mjekësore të marrë në Spitalin e Pogradecit, u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, raporton policia lokale.