KORCE – Pas një grindjeje familjare për shkaqe pronesie nipi i ka vënë flakën shtëpisë ku banonin dy gjyshërit e tij. Fatmirësisht nga flakët që kanë përfshirë të gjithë ndërtesën nuk ka pasur viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Konflikti u regjistrua në fshatin Ormen të Korçës. Burime policore të këtij rrethi bëjnë të ditur se i riu Ervis Abeshi, 22 vjeç ka hedhur benzinë në banesën e gjyshit, Vasfi Muçollari dhe më pas i ka vënë zjarrin.

Si pasojë është djegur një dhomë me të gjitha orenditë, ndërkohë që në banesë ka pasur edhe dëme të tjera materiale.

Zjarrfikëset kanë mundur të lokalizojnë në kohë zjarrin duke mos lejuar përhapjen e tij në dhomat e tjera të banesës. Në momentin e zjarrit nuk ka pasur asnjë person në banesë. 

Policia dyshon se zjarri u vu nga i riu Abeshi pas një sherri që ka pasur me gjyshin për një çështje pronësie. 

Më herët, gjatë ditës, një tjetër konflikt pronësie u regjistrua, por këtë herë në një fshat të Fierit.

Dy kushërinj u konfliktuan me sëpatë njëri me tjetrin, ndërkohë që 67 vjeçari Rauf Haxhiaj përfundoi i plagosur në spital.