Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me ngjarjen e djeshme në një rrugë në afërsi të shkollës “Beqir Çela” në Shkozet, pas publikimit të videos në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një konflikt ndërmjet disa të miturve.

Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas publikimit të videos, kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në këtë rast.

Në përfundim të këtyre veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje, kryer në bashkëpunim, për shtetasit M. Sh., 17 vjeç dhe A. Ç., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Rreth Shijak, pasi për motive të dobëta, kanë dhunuar një shtetas 15 vjeç.

Policia e Durrësit falënderon mediat, për denoncimet, si dhe fton ato dhe qytetarët që të vijojnë të denoncojnë në polici, çdo paligjshmëri që hasin, me qëllim ndjekjen e rasteve, shpejt dhe konform ligjit.

Më poshtë video e publikuar nga JOQ: