Janë publikuar pamjet e plagosjes së një gjimnazisti, ngjarje kjo e ndodhur në shkollën e mesme “Çajupi” në Tiranë.
Videoja e publikuar nga “Jeta Osh Qejf”, tregon momentin pas ngjarjes ku K.Z. dergjet në tokë i plagosur rëndë në këmbë.
Gjithashtu, njerëzit thërrasin për ndihmë, ndërkohë që djaloshi humbet gjak. Autori i plagosjes është Marsel Suli, i arrestuar nga efektivët e Shqiponjës siç duket qartë në foto. Rezulton se Suli është person me precedent penal.





