I shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni dhe bashkëpunim në organizata kriminale në vendin fqinj, policia e Tiranës ka vënë në pranga një 43-vjeçar për llogari të drejtësisë italiane.
Në pranga ra Zamak Cani, i cili është dënuar me 5 vite e 10 muaj burg nga Gjykata e Apelit Catanzaro, për veprat penale “Bashkëpunim në organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Emigracion klandestin”.





