‘Galaktika e padukshme’ që u formua 2 miliardë vjet pas Big Bengut, shihet për herë të parë duke përdorur teorinë e relativitetit të Albert Ajnshtajnit

Trupi qiellor ka mbetur i ‘pakapshëm’ për shkak të distancës së tij dhe është i mbështjellë me pluhur ndëryjor, duke e fshehur atë nga shikimi edhe nga teleskopët më të fuqishëm në Tokë.

Teoria e Ajnshtajnit thotë se një shpërndarje masive mund të veprojë si një lente gravitacionale që përkul dritën dhe një ekip astronomësh nga Italia e përdori këtë ide për të parë ‘sfondin’ e galaktikës së padukshme.

Zbulimi, i bërë nga një grup kërkimor nga shkolla Sissa, do të ndihmojë në studimin e më tejshëm rreth kësaj galaktike dhe do të tregojë qasje të reja për studimin e trupave të tjerë qiellorë ‘të errët’.

‘Galaktika e padukshme’ formon yje me rreth 1000 herë shpejtësinë e Rrugës së Qumështit.