Një konflikt fizik mes 4 banorëve të Xhafzotajt është mbyllur me plagosjen e lehtë të njërit prej tyre.

Sipas policisë së Durrësit, konflikti është regjistruar në datë 5 dhjetor në Sallmone dhe i plagosur nga grushtat që ka marrë ka mbetur shtetasi I.B. 54 vjeç.

Ndërkohë, tre dhunuesit e tij T.L, F.L e A.L vjeç 55, 55 e 25, banues në Njësinë Administrave Xhafzotaj kanë kaluar për ndjekje penale.

Ata akuzohen për veprën “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.