Në 3 qendra votimi në bashkinë Shijak nuk ka nisur ende procesi i votimit, pasi nuk funksionon pajisja biometrike.
Kreu i KZAZ nr.25 Denis Duka konfirmoi për “DurrësLajm”, se vetëm në 3 QV që ndodhen në njësitë administrative nuk ka nisur procesi, ndërkohë që në QV-të e tjera procesi vijon normalisht.
Ndërkohë ka pasur edhe ndryshime komisionerësh në orët e fundit.
Kështu, 5 komisionerë janë ndërruar nga PS, ndërsa PD dhe LSI kanë ndërruar vetëm nga një komisioner.
Në bashkinë Shijak janë 54 Qendra Votimi, që mbulohen nga KZAZ nr.25.





