Një i ri shqiptar është dënuar me burg në Angli, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. 

Mediat britanike bëjnë me dije se shqiptari është identifikuar si Xhenet Hasaj, 27 vjeç, dhe se është dënuar me dy vjet e shtatë muaj burg. 

Hasaj u deklarua fajtor për akuzën e posedimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, konkretisht kokainës. 

Ai u vu në pranga në 25 mars, pasi oficerë të veshur civilë që po patrullonin në Aylesbury, e ndaluan teksa udhëtonte me një Audi A4. 

Pas kontrollit të ushtuar në automjet ata gjetën 250 paund dhe 18 doza kokaine, të paketuara dhe gati për shitje.