Një kërpudhë helmuese e lidhur me vdekjen e shkencëtarëve që hapën varrin e faraonit Tutankhamen mund të ndihmojë për të luftuar kancerin, shkruan The Sun.

Kërpudha e gjetur brenda varreve të lashta besohet se infektoi dhjetë arkeologë sipas teorisë së ”Mallkimit të Faraonit”.

Aspergillus flavus mendohet se është gëlltitur nga shkencëtarët të cilën pësuan infeksion në mushkëri  dhe vdiqën. 

Por, ironia e fatit është se shkencëtarët mendojnë se kërpudha toksike mund të përmbajë elementët që duhen për të luftuar kancerin në gjak.

Kërpudha përmban një proteinë e cila kur pastrohet mund të sulmojë qelizat e leucemisë. Në momentin që kombinohet me qelizat njerëzore, qeliza është mjaftueshëm e fuqishme për të prishur ndarjen e qelizave kancerogjene.

Sherry Gao, një pedagoge e University of Pennsylvania, tha se ky mund të jetë fillimi i “shumë më tepër  mjekimeve që vijnë nga produktet natyrale.”

“Kërpudhat na dhanë penicilinën. Këto rezultate tregojnë se mbeten për t’u zbuluar shumë më shumë mjekime të krijuara nga produktet natyrale. Natyra na ka dhuruar një farmaci të pabesueshme. Është në dorën tonë që të zbulojmë sekretet e saj. Si shkencëtarë, ne jemi entuziastë për të eksploruar, mësuar nga natyra dhe përdorur dijen për të krijuar zgjidhje më të mira”, tha ajo për The Times.

Ky zbulim vjen pak pas krijimit të një injeksioni të ri nga Case Western Reserve University dhe Cleveland Clinic në SHBA që shërben për të luftuar kancerin e pankreasit. Vaksina përdor nanopjesëza që trajnojnë sistemin imunitar për të gjetur dhe vrarë qelizat kancerogjene.