Shkarkohet drejtori i portit të Durrësit, Afrim Bakaj.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD-së u shkarkua këtë të martë me urdhër të ministres së re të Transportit dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndërsa motivacioni i shkarkimit nuk dihet ende.

Afrim Bakaj mori detyrën e drejtorit të APD-së më pak se një vit më parë, më 26 shkurt 2018.

Më parë, Bakaj ka mbajtur edhe detyrën e kreut të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.