Brescia shkarkon Pippo Inzaghin.
Vendimi pritej prej disa javësh, por erdhi mbrëmjen e djeshme nga presidenti Massimo Cellino.
Fatal për trajnerin nga Piacenza barazimi zhgënjyes 0-0, të shtunën, në Cozenza.
Për momentin, ish-skuadra e Inzaghit është në vendin e tretë në renditjen e Serisë B me 39 pikë në 21 ndeshje, vetëm dy pikë prapa Lecces kryesuese.
“Një ndeshje që duhej ta fitonim, bëmë shumë gabime”, – tha Inzaghi pas barazimit në Kalabri.
Presidenti Cellino në këtë pikë të kampionatit është i bindur që Brescia e tij duhet të jetë drejt Serisë A.
Shumë pikë janë humbur, veçanërisht në shtëpi, ku skuadra nuk ka fituar për më shumë se tre muaj.
Vendin e Inzaghit e ka marrë uruguaiani Diego Lopez, që e ka drejtuar këtë skuadër edhe në vitit 2020.