Është shkarkuar përfundimisht nga detyra gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin e tij.
Gjatë hetimeve nga KPK, rezultoi se në deklarimin e pasurisë së gjyqtarit kishte kontradikta mes çmimit të blerjes dhe sipërfaqes.
Po ashtu u konstatuan se Dizdari kishte lidhje me persona me precedentë.