Trajneri Sabri Lamouchi është shkarkuar nga Tunizia. Lajmi i pabesueshëm vjen në mes të Botërorit.

Federata nuk e kapërdiu humbjen 5 me 1 ndaj Suedisë. Dhe mbledhja urgjente solli shkarkimin e Lamouchit.54-vjeçari e drejtoi Tunizinë vetëm për pesë ndeshje.

Pas fitores ndaj Haitit, pasoi barazimi me Kanadanë dhe humbjet përballë Austrisë, Belgjikës e së fundmi Suedisë.Kontrata ishte e vlefshme deri në vitin 2028. Sfida e radhës për Tunizinë është të dielën, më 21 qershor, përballë Japonisë.