Tre shtetas shqiptar kanë rënë në prangat e policisë italiane. Banda kriminale kishte kryer mbi 25 grabitje në provincën e Komos dhe Lekos në Itali, brenda një muaji, me vlerë më shumë se disa qindra mijëra euro.

Tre të arrestuarit janë M.L 32-vjeç, M.E 26-vjeç dhe G.E 36-vjeç, të cilët jetonin në itali pa leje të rregullt qëndrimi.

Banda vepronte kryesisht në orët 17-19 të mbrëmjes e në grabitjet që kryenin ishin interesuar për objekte të çmueshme, flori e para cash. Rrallë grabisnin objektë me vlerë elektronike e teknologjike. Gjatë një grabitje të kryer në vilën e një biznesmeni në komunën Dongo të Komos, objektet e vjedhur kapërcenin vlerën e 100 mijë euro.

Akuza ndaj tre të arrestuarve është pjesëmarrje në aktivitet kriminal e grabitje.