Një person është vën në pranga në Gjilan pas një incidenti në një qendër votimi pasi ishte mbyllur. Mësohet se i arrestuari ka shkuar në një qendër votimit pas mbylljes së saj. Policia bën me dije se atij i është kërkuar të largohet dhe nuk u është bindur thirrjve të zyrtarëve policor.
Një njoftim gjithashtu bëhet me dije se ai ka tentuar të sulmojë efektvin i policisë. Pas incidentit ai është vënë në pranga ku dhe është marrë në pyetje. Policia thekson se i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Gjilan 09.02.2025-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkuar në qendër votimi edhe pse qendra ishte mbyllur dhe nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policor për tu larguar duke tentuar të sulmoj zyrtarin policor. Pas intervistimit , me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt,” thuhet në njoftimin e policisë.