ELBASAN– Rreth 600 fëmijë mësojnë në shkollat e tjera të qytetit duke rrezikuar udhëtimin
600 fëmijë të pjesës perëndimore të Elbasanit detyrohen të marrin mësim në shkollat e tjera të qytetit.
Prindërit janë në panik për fëmijët e tyre, sepse ata duhet të kalojnë mes për mes rrugës së makinave.
Udhëtimi në anë të rrugëve automobilistike është i pashmangshëm.
Godina e shkollës së lagjes Dyli Haxhire Myzyri ka përfunduar në vitin 2007.
Por kjo shkollë nuk është vënë ende në funksion.
Premtimi është që muajve në vazhdim të gjendet zgjidhje përfundimtare për këtë handikap dhe milionat e investuara për ndërtimin e godinës të jenë funksionale për komunitetin.