Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri.

Gjatë bashkëbisedimit, njëri prej biznesmenëve holandezë iu ka bërë thirrje investitorëve të vendit të tij, që të vijnë në Shqipëri.

“Jini kureshtarë për Shqipërinë. Shkoni atje, është vetëm 2 orë e gjysmë, dhe përjetoni atë që mund të shihni. E sigurt që do jeni shumë të lumtur. Mund të takoheni me ne dhe t’iu tregojmë historinë se si janë gjërat në terren”, tha biznesmeni.