Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit në zonën e “Livadheve” në Shkodër.

Në momentin e zjarrit, në banesë ka qenë vetëm një i moshuar, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar totalisht banesën, ndërsa policia ka nisur hetimet për të mësuar shkakun e zjarrit.