Detaje të reja dalin nga krimi në familje që tronditi Shkodrën paraditen e sotme ku Brandon Saporito masakroi me thikë gruan e tij, 54-vjeçaren Sandra Holley.
Raportohet se çifti amerikan kishin shkuar në Shkodër për pushime disa ditë më parë, ku ishin akomoduar në një banesë të marrë me qira në lagjen në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”.
Por në rrethana ende të paqarta, pushimet e çiftit në Shqipëri janë kthyer në tragjedi, pasi 57-vjeçari ka masakruar me thikë gruan e tij, duke i marrë jetën.
“Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen në lagjen “At Shtjefën Gjeçovi”, informojmë se autori i dyshuar i vrasjes së shtetases amerikane, S. S., 54 vjeçe, është bashkëjetuesi i saj, shtetasi amerikan, B. S., 57 vjeç”, deklaruan blutë.
