Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ebasan, ku si pasojë është lënduar një 25-vjeçar.

Uniformat blu bëjnë me dije se një 25-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Nga informacionet mësohet se si pasojë e aksidentit është plagosur shoferi 25-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, automjeti tip “Volksëagen”, që drejtohej nga shtetasi E. S., 25 vjeç, banues në Librazhd, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. S., është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, tha policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.