Zbardhen detaje nga sulmi në Heidelberg në Gjermani, kur një shofer përplasi një grup këmbësorësh.

Mediat e huaja raportojnë se në këtë sulm, një person është lënduar më rënde, dy më pak, thotë zëdhënësja e Policisë.

Sipas BBC, Policia ka qëlluar sulmuesin që kishte thikë, i cili rezulton me probleme mendore.

Ndërkohë, në media është publikuar momenti i ballafaqimit të forcave të rendit me sulmuesin.