Një personi i ka rënë të fikët teksa ishte duke drejtuar automjetin tip “Golf” sot në Durrës, dhe si pasojë ka shkaktuar një aksident ku u përfshinë dhe dy mjete të tjera.

Ngjarja ka ndodhur te rruga “Aleksandër Moisiu” pranë Mauzoleumit te zona e njohur përballë 3 farmacive.

Nga informacionet e para në vendngjarje, “DurrësLajm” mëson se drejtuesi i automjetit është transportuar në spital me autoambulancë dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa te dy makinat e tjera që ndodheshin të parkuara dhe u përfshinë në aksident, nuk raportohen njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ndërkohë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe lirimin e trafikut.