Një aksident me pasojë plagosjen e një nëne me fëmijën e vogël ka ndodhur mesditën e sotme te vizat e bardha pranë shkollës “Ibrahim Kodra” në Durrës.

Nga të dhënat nga vendi i ngjarjes, “DurrësLajm” mëson se ka qenë një grua rreth të 30-ve në drejtimin e një automjeti, e cila ka përplasur nënën që po shoqëronte vajzën nga shkolla.

Dy të plagosurat janë transportuar në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetimet mbi zbardhjen e plotë të rrethanave.