Një incident ka ndodhur në orët e vona të së premtes në një nga sallat e Westminster, aty ku po qëndron arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II dhe ku po zhvillohen homazhet në nderim të saj.

Një person vrapoi në drejtim të arkivolit, por është vënë menjëherë në pranga nga forcat e sigurisë.

Shokohen të pranishmit/ Ndodh incidenti i rëndë gjatë

“Rreth orës 22:00 të së premtes së 16 shtatorit, oficerët nga Komanda e Mbrojtjes Parlamentare dhe Diplomatike e Met arrestuan një burrë në Westminster Hall pas një trazire”, tha Scotland Yard në një reagim.

Shokohen të pranishmit/ Ndodh incidenti i rëndë gjatë

“Ne jemi në dijeni të një incidenti në Westminster Hall, në të cilin një anëtar i publikut u largua nga radha dhe shkoi drejt arkivolit”, u shpreh një zëdhënës i parlamentit.