Big Basta është shpallur fituesi i edicionit të dytë të “Ferma Vip”.

Këngëtari doli në televotim “kokë më kokë” me Anduelin duke rrëmbyer çmimin e parë prej 100 mijë eurosh.

“Fituesi i Ferma Vip 2 është Big Basta”, tha prezantuesja e reality show, Luana Vjollca.

Në skenë për të festuar së bashku me këngëtarin u ngjit edhe djali i Big Bastës, Liam, i cili ndodhej në publik.