Historia e Neves Coleman është nga ato ngjarje rrëqethëse vetëm për t’u menduar dhe jo më për t’u përjetuar. Lojtari i Chicago White Sox, në futbollin amerikan, u burgos për përdhunim dhe vrasje, në vitin 1994, kur ishte vetëm 25 vjeç dhe kaloi plot 23 vite të jetës së tij në burg.

Në vitin 2016, çështja e tij u rihap, pasi u zbuluan detaje të tjera, ndërsa pas disa ekzaminimeve në laboratorë, ADN-ja provoi se Coleman ishte i pafajshëm. Ai doli nga burgu në nëntor të 2017-s, ndërsa në kontaktin e parë me mediat tha: Dua të bëj disa hapa pas, të njoh familjen time dhe pastaj të rikthehem sërish në Comiskey Park.

Ditën e martë, Neves Coleman u rikthye sërish te Chicago White Sox, që i dha edhe njëherë mundësinë të luajë për skuadrën me të cilën nisi karrierën dhe thuri shumë ëndrra, të cilat mbetën në sirtar për shkak të një gabimi të të tjerëve.