Një automjet i parkuar ka shpërthyer në flakë në Lushnje. Bëhet me dije se shkak është bërë një defekt teknik. Sipas informacioneve, flakët janë përhapur dhe në fasadën e një magazine me materiale ndërtimi.
Ndërhyrja e shpejtë e repartit zjarrfikës e ka vënë nën kontroll zjarrin dhe nuk e ka lejuar të precipitojë. Veç zjarrfikësve në vendin e ngjarjes ka mbërritur dhe policia që po dokumenton ngjarjen.