Një bombë e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore ka shpërthyer sot në Mynih Gjermani.

Shpërthimi u dëgjua disa kilometra larg, ndërsa mediat gjermane kanë raportuar për 3 të plagosur, nga të cilët 1 është në gjendje të rëndë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka vendosur një perimetër sigurie dhe në zonë është paralizuar e gjithë lëvizja. Forca të shumta zjarrfikëse dhe ambulanca kanë mbërritur gjithashtu.

Shkaku i saktë i shpërthimit është i ende paqartë, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes