Drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Auzilio, nuk i ka kursyer replikat për ekipin pas humbjes me Krotonen: “Një Inter mendjemadh, sipërfaqësor dhe arrogant. Një paraqitje jo e denjë për një ekip të Serisë A. E papranueshme! Ne duhet të punojmë dhe të përpiqemi të kuptojmë se ku duhet të ndryshojmë, ajo që ndodhi këtë javë më ka befasuar tej mase. Në Serinë A nuk mund të luash një ndeshje në këto nivele, ku në pjesën e parë nuk kemi zbritur fare në fushë.

Shqetësim për derbin? Një ndeshje si derbi nuk duhet të përgatitet në këto rrethana, është ndeshja e duhur për t’iu rikthyer përsëri rrugës së duhur. Që nesër (sot) në mëngjes është stërvitja dhe kjo ndeshje me Krotonen duhet të na shërbejë si shembull. Duhet të respektojmë tifozët dhe fanellën që kemi. Sot (dje) në fushë ka munguar Interi, nga aspekti psikologjik, mbase kemi vuajtur për shkak të asaj humbjeje kundër Sampdorias”.