Këngëtarja Enca Haxhia është gjithnjë në qendër të vëmendjes mediatike me tituj dhe shkrime shpeshherë mjaft të bujshme.

Por këtë herë duket se një shkrim në një të përditshme shqiptare e ka revoltuar pafund këngëtaren e hitit “Bow Down”, shkruan Gazeta Express. Ajo ka publikuar disa video të shkurtra në SnapChat ku shkruannë gjuhën angleze: “Mos shkruani budallëqe ju lutem dhe të dashura media, mos lejoni që gazetarë pa vlerë t’iu dh**** imazhin. E di që ju duhet të ushqeni fëmijët tuaj e gjëra të tilla, por jo duke mashtruar zonja “b**** lëpirëse. Një turp i madh për median shqiptare, respekt për profesionalistët e paktë që kanë mbetur,”-përfundon postimin e saj Enca. I gjithë ky irritim ka ardhur për shkak të një shkrimi që si titull të parë kishte të bënte me zhveshjen e Encës si mënyrë ngjitje për karrierën e saj.