Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka pasur një debat të ashpër me një nga gazetarët e CNN të quajtur Jim Acosta gjatë një konference për shtyp të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë.

Gazetari e pyeti presidentin amerikan Donald Trump gjatë konferencës, nëse republikanët mbështesnin vetëm nacionalistët e bardhë.

Ndërkohë Trump e konsideroi “një pyetje raciste”, pyetjen e drejtuar nga ana e gazetarit Jim Acosta, dhe cilësoi atë një “person të vrazhdë e të pasjellshëm”.

‘CNN duhet të turpërohet që të ka lënë të punosh për të. Ti je një person mjaft i pasjellshëm. Nuk duhet të punosh për CNN. Kur raporton lajme të rremë, nga të cilat CNN hedh plot, ti je armik i njerëzve’,- i tha presidenti Trump Acostës.