Një shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Sipas raportimeve të deritanishme, shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në një banesë, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë dhe nëse ka persona të tjerë të lënduar apo jo. I plagosuri u paraqit në spitalin e Lezhës me plagë në trup.