Dhjetëra njerëz humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pas shpërthimeve në një tubim masiv të grupit të armatosur M23 në Bukavu, në Republikën Demokratike të Kongos (DRC), të cilin rebelët e pushtuan kohët e fundit.
Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë njerëzit që largohen nga vendi i shpërthimeve dhe të plagosurit që transportohen nga të afërmit e tyre.
Edhe pse nuk është dhënë një numër i saktë i viktimave, mediat ndërkombëtare dhe lokale raportojnë disa të vdekur.
Duke folur për Reuters, Cornil Nanga, kreu i Aleancës së Lumit Kongo, një koalicion që përfshin M23, tha se presidenti i vendit, Felix Tshisekedi, urdhëroi sulmin.
Mijëra njerëz ishin të pranishëm në tubimin, i cili u zhvillua në Sheshin e Pavarësisë në qendër të qytetit, kryeqyteti i provincës së Kivu-së Jugore.
Voici la preuve qui démontre que ces pantins du #M23/#AFC et leurs miliciens #RDF sont responsables des bombes 💣 et des grenades lancées pour tuer la population ce matin à #Bukavu. Cette attaque fait partie de leur stratégie criminelle pour semer la terreur et déstabiliser notre… pic.twitter.com/khjByA3A7b
— LT BRAVE 🇨🇩 (@MUSF_RDC) February 27, 2025