Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për zhvillimet e sotme me Federatën Shqiptare të Futbollit si dhe shpërthimin me eksploziv në afërsi të shtëpisë së Armand Dukës.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Basha shkruan se këto zhvillime tregojnë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin e çdo institucioni.

Sipas Bashës, tensionet e shpalosura ditën e sotme, duhet të ndërpritet me urgjencë dhe drejtësia të mos qëndrojë duarkryq.

Postimi i Bashës:

Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni. Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka duhet të ndërpritet me urgjencë dhe drejtësia të mos qëndrojë duarkryq.