Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar pas shpërthimit të tritolit në derën e jashtme të banesë së Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Meta i bën thirrje institucioneve që të zbardhin me transparencë këtë ngjarje, të cilën e konsideron shumë të rëndë.

Gjithashtu ai thekson se një akt i tillë kriminal shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve.

Dënoj me forcë aktin terrorist në familjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armando Duka dhe u bëj thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë.Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve”,- shkruan Meta.