Janë mbajtur në jetë 2 të miturit, të aksidentuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e ish-Kënetës, tek rruga “Vëllazërimi”, në Durrës.
Pas minutash të tëra ankthi dhe pritjeje nga familjarët, stafi mjekësor i spitalit të Durrësit i ka shpëtuar fëmijët e vegjël, të cilët ndodhen tashmë jashtë rrezikut për jetën.
Ata kanë marrë dëmtime të shumta në kokë, andaj ndodhen ende nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të detajeve të aksidentit.
Shiko pamjet nga vendngjarja: