Policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare dhe SPAK ka finalizuar një operacion në fushën e mashtrimit me kriptovalutë.
Me urdhër të Prokurorisë së Pordenone-s janë lëshuar tre masa ndalimi e pesë kontrolle e inspektime në territorin shqiptar.
Nën sekuestrim në Tiranë kanë kaluar dy call center dhe 60 komputera. Ndaj tyre rëndon akuza e mashtrimit me kriptovaluta.
Mashtrimi dyshohet se ka shkaktuar një dëm disa miliona euro nga vende si Qipro, Lituania, Estonia, Holanda, Gjermania e vende të tjera të BE për t’u konvertuar në kriptovalutë.
Si prova janë 42 mijë biseda telefonika të përgjuara 90 mijë kontakte telefonike. Pritet që sot të ketë një konferencë për median lidhur me detajet e operacionit “Dream earning” (“Fitimet e ëndërruara”).






