Shqipëria është një nga 13 destinacionet kryesore turistike për vitin 2013. Sa i takon vendeve të Ballkanit, vendi ynë do të jetë destinacioni kryesor. Të paktën ky është propozimi që bën “G Adventure”.

Kjo është hera e parë që kompania “G Adventures” vendos Shqipërinë në krye të destinacioneve kryesore.  Vitin e kaluar, vendi ynë tërhoqi mbi 4 milionë vizitorë apo 277 mijë më shumë se viti 2011-të.

Njohja e kufizuar dhe dëshira për eksplorim vazhdojnë të jenë pikat më tërheqëse të Shqipërisë, ndërsa çmimet e ulëta dhe ushqimi bio janë një vlerë e shtuar tani në kohë krize.

Industria e turizmit mbetet një nga pikat kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit. Në vitin 2011 përbënte 11% të GDP-së, ndërsa në vitin 2013 kjo përqindje pritet të jetë edhe më e madhe.