Kombëtarja shqiptare fiton 3 pozicione në renditjen e FIFA-s për këtë muaj.Fitorja 3-0 në fushën e Izraelit në eliminatoret e Botërorit të vitit pati shumë ndikim në ngjitjen e shkallëve të klasifikimit nga ana e kuqezinjve, që tani janë në vendin e 63, me 544 pikë. Ajo që ka humbur ndjeshëm në renditjen e këtij muaji është skuadra e Kosovës, që pas disfatës me Turqinë ka zbritur në vendin e 177. Përsa u përket skuadrave që janë në grupin tonë kualifikues, Spanja është në vendin e 11, ndërsa Italia edhe këtë radhë pozicionohet e 12. Izraeli ka humbur 15 pozicione duke u renditur i 70, ndërsa Maqedonia është ngjitur në e vendin e 134. Përsa i përket kreut të renditjes së FIFA-s, edhe ajo ka pësuar ndryshime pasi tani në vendin e parë është Gjermania, që ndiqet nga Brazili dhe Argjentina në vendin e dytë dhe të tretë.
Shqipëria fiton 3 pozicione në renditjen e FIFA-s
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?
Partneri fle me shpinën nga ju? Ja çfarë mund të fshihet pas këtij pozicioni
Zelensky pret që lufta të vazhdojë edhe gjatë dimrit
Gazetarja pro-Putin rikthehet në ekranet franceze nga distanca, ministri Barrot: Jam zemërthyer





