Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 13-të rradhazi e qytetarëve, në Tiranë. Me anë të këtyre protestave ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit të Zvërnecit. 

Protesta e tyre ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi revolta është zhvendosur edhe në Diasporë. Qindra qytetarë kanë zhvilluar protestat e tyre në Mynih, Berlin, Milano, Bolonja, Firence, Gjenoava, Torino, Bruksel dhe Londër. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi ata kanë bërë thirrje për ndryshim. 

Tubimi i qytetarëve është transmetuar live nga Reuters për disa ditë. Përveç Reuters edhe media prestigjoze britanike “The Guardian” ka publikuar një foto nga tubimi i djeshëm i protestuesve. Në foton e përzgjedhur shihen pamjet mahnitëse nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ndërsa vendi ndriçohet nga blicat e telefonave.