Shqiptarët e juglindjes duket se kanë gjetur një zgjidhje për çmimet e larta në Shqipëri, ata po i drejtohen Maqedonisë së Veriut për të blerë naftë e produkte ushqimore, ndërsa të tjerë thonë se i kryejnë atje edhe shërbimet mjekësore.
Dhjetëra qytetarë kryesisht nga Juglindja, i drejtohen çdo dite Maqedonisë së Veriut për të blerë karburant që është më lirë në shtetin fqinj.
“Në Maqedoni, shumë më lirë se këtu, të paktën me 600 lekë më lirë”
“Naftën ne e furnizojmë këtej, e kemi gjithmonë më lirë” thonë disa qytetarë.
Te tjerë, i drejtohen spitaleve për të marrë shërbimet shëndetësore.
“Do të ik të gjej një doktor në Strugë. Është më lirë” thotë një tjetër.
Pensionistet thonë se edhe ushqimet e shportës i marrin përtej kufirit, për shkak se çmimet në vendin tonë janë të papërballueshme.
“Një litër vaj 2 mijë lekë është andej”.
“Më lirë se tek ne, Shqipëria ka marrë fund me këtë të gjatin, po ndenji më e hëngrëm”
“Bëjmë pazare, bëjmë vizita, çdo gjë ka korrektësi por dhe gjërat janë më të lira, një pikerinë vezë tek ne shitet 5 mijë lekë ndërsa këtej shitet 3 mijë lekë”
Rritja e fundit e çmimeve në Shqipëri ka nxitur disa protesta në vend, ndërsa një ndër kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve ka qenë heqja e TVSH për produktet e shportës, gjë e cila është refuzuar nga qeveria, dhe në mungesë të kësaj qytetarët shqiptare po gjejnë zgjidhje alternative në vendet e tjera. /Ora News
Shqiptarët kalojnë kufirin për të blerë ushqime e naftë. Në Maqedoninë e Veriut janë më lirë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Është më shumë si një Nissan sesa një supermakinë”, Ferrari elektrik 550,000 euro nën kritika
Zjarr në një pallat te “Myslym Shyri” në Tiranë, policia dhe zjarrfikëset në vendngjarje
Pas krizës me Brikenën, reagon për herë të parë Mateo
Lëvizje në seri te drejtoritë e burgjeve, firmosen dorëheqje dhe emërime të reja pas kontrolleve nëpër qeli





