Një punëtor shqiptar është kthyer në heroin e ditës në Itali, më saktësisht në rajonin e Foxhias. Ky i fundit mësohet se i ka shpëtuar jetën një italiani që po mbytej.

Italiani ishte kapur pas një gardhi, ndërsa makina e tij ishte përmbytur nga stuhia. Shqiptari i identifikuar me emrin Agim, raportohet se ka mbërritur në Itali 23 vite më parë me gomone.

Për mediet italiane ai shprehet i lumtur që arriti t’i vijë në ndihmë shtetasit italian dhe shpreson që të shërbejë si një shembull i mirë për fëmijët e tij.

Shih videon KETU.