Ishte padyshim një goditje e papritur, me “Legjionarët” e Kombëtares sonë që kanë pësuar të parët, në sfidën e “epet Arena”, përballë Ukrainës, të vlefshme për xhiron e parë, të Grupit B1, të Nations League. 

Një krosim i Mykolenko ka gjetur të pambuluar mirë nga mbrojtja jonë anësorin Yukhym Kononplya, i cili me një goditje të lehtë me kokë dërgon topin në rrjetën e Strakoshës. Rezultati shkon në 1 me 0.