Një person ka dalë nudo sot në qytetin e Durrësit, duke shokuar të vegjël e të mëdhenj që rastisën të ndesheshin sot në rrugë me të.

Ai është parë që prej orës 07:30 të mëngjesit te sheshi pranë bustit të Azem Hajdarit, e më pas ka vijuar rrugën duke dalë drejt e në sheshin kryesor të qytetit, “Liria”.

Bën përshtypje fakti që nuk u ndalua nga asnjë efektiv policie, pasi ka qarkulluar edhe në bulevard, ndër rrugët më të frekuentuara në qytet…

Nuk dihet nëse ai vuan nga probleme mendore, apo e ka bërë këtë shfaqje të turpshme për ndonjë motiv tjetër…