Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me idenë e krijimit të Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi, një mikro-shteti brenda territorit të Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë sugjeron për këdo që është i interesuar që të lexojë librin e studiuesit Robert Elsie, “Bektashinjtë shqiptarë” – “Historia dhe kultura e një rendi dervishësh në Ballkan”.

Sipas Ramës , Urdhri Bektashi është një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit.

“Një libër i mrekullueshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një entitet sovran shpirtëror në kryeqytetin tonë Tiranë, ku Bota Bektashiane është ngritur prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste.” – shkruan Rama.

Vlen të theksohet fakti se ideja e Ramës për të shpallur “Shtetin Bektashi” është tërësisht në kundërshtim me kuadrin kushtetues e ligjor.

Kushtetuta ndalon këdo, edhe një të shumëpushtetshëm si Edi Rama, që të ndajë territorin dhe një copë, sado të vogël, t’ia japë palëve të treta, në rastin konkret Bektashinjve