Madison Marie Russo, një 19-vjeçare nga Iowa në SHBA u arrestua për mashtrim pasi shtirej si një paciente onkologjike, që vuante nga tre tumore. Ajo inskenonte kimioterapinë në videot që postonte në TikTok dhe rrjete të tjera sociale.

Falë inskenimit, grumbulloi marrë 37 mijë dollarë përmes platformës GoFundme nga 439 donatorë të ndryshëm. Mes tyre, përveç qytetarëve privatë, ka edhe kolegje, kompani dhe fondacione kundër kancerit .

Në shtëpinë e saj në Bettendorf, policia ka pikasur paruke dhe madje edhe receta të njerëzve të tjerë, të cilat i përdori për të bërë videot. Autoritetet ishin alarmuar nga disa mjekë të cilët kishin vënë re anomali “të rrezikshme” në mënyrën se si ajo përdorte mjetet në video.

Pasi kontrolloi se emri i saj mungonte në të dhënat e spitalit, ajo u arrestua javën e kaluar nga policia e Eldridge, sipas medias lokale KËQC. Vajza u lirua pasi pagoi një shumë prej 10 mijë dollarësh, por do të dalë në gjykatë më 2 mars.

Në videot e saj ajo pretendonte se vuante nga tre tumore të ndryshme, një në pankreas, një në shpinë me “madhësinë e një topi futbolli” dhe leuçemi akute limfoblastike, ndërsa në profilet e saj përdorte gjithashtu foto të pacientëve të vërtetë me kancer.

Tetorin e kaluar, në një intervistë me North Sott Press, ajo pretendoi se mjekët i kishin dhënë 11 % shans për të mbijetuar pas diagnozës që mori në shkurt 2022 dhe se kishte kaluar 15 seanca kimioterapie deri në atë moment dhe 90 radioterapi.

Sipas policisë, 19-vjeçarja mundi të ndiqte shkollën me nota të mira, të kryente një praktikë në John Deere dhe të mbante një jetë shoqërore shumë aktive në të njëjtën periudhë.