Ndeshja mes Kroacisë dhe Kosovës që nisi në Zagreb, u ndërpre për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Arbitri fillimisht ndali përkohësisht zhvillimin e ndeshjes, duke pritur normalizimin e situatës së reshjeve.

Por meqë diçka e tillë nuk ndodhi, atëherë ndeshja është shtyrë për nesër. Deri në minutën e ’26 të lojës, ndeshja ishte me rezultatin 0 me 0.