Është shtyrë për në orën 15:00 faza e dytë e provimit të magjistraturës.

Testimi do duhej të niste sot në orën tetë, por mbrëmë kandidatët për magjistratë u njoftuan për t’u paraqitur pasdite.

Konkursi i Magjistraturës prej nga ku dalin gjyqtarët dhe prokurorët e rinj në vend është shoqëruar me hije të forta skandali një ditë më parë.

Provimi i kandidatëve, pasi është dorëzuar nga këta të fundit, është kontrolluar me scantron dhe në prezencën e të gjithëve është shpallur edhe lista fituese nga ku ka rezultuar se 79 emra kanë marrë 63 deri në 86 pikë, të mjaftueshme për t’u renditur në krye.

Por 24 orë më vonë kur është shpallur lista zyrtare ka rezultuar se nuk ishin më 79 fitues, por 121.